Bojan është fëmijë në moshën 15 vjeçe nga Sofja, një nga ata të cilët rriten dhe mundin ta përballojnë jetën, pavarësisht nga sindroma Daun. Ai i ka kaluar mundësitë e pjesës më të madhe nga vërsnikët e vet dhe është medalist i shumëfishtë i Lojërave Evropiane për të rinj me aftësi të kufizuara - Emil Open. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar djali u kthye nga Lojërat Evropiane për të rinj me aftësi të kufizuara motorike dhe mendore, që janë zhvilluar për herë të nëntë në Bërno të Çekisë. Fëmijët bullgar fituan aty 6 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta, mes një konkurrence të madhe prej 12 shteteve pjesëmarrëse. “Kjo arrihet me një punë të madhe dhe këmbëngulje, por dhe me shumë trajnerë, të cilët të punojnë në këtë sferë. Por, mjerisht në Bullgari sporti është në një plan të pasmë dhe asnjë nuk beson se ai ekziston për këta fëmijë”, shënon në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare nëna e Bojanit - Borisllava Vandova.
“Ne shkojmë jashtë shtetit, por tek ne nuk ka gara të tilla - thotë ajo. Sporti u ndihmon fëmijëve që të zhvillohen dhe është e udhës që në çdo një qendër për punë me ta, të marrë pjesë dhe sporti. Duhet të ketë më shumë specialistë, të cilëve shteti tu paguajë, dhe jo vetëm të mbështetemi tek vullnetarët. Të paktën 3 orë në ditë janë stërvitjet, ato janë pas fundit të orëve të mësimit, kurse djali im është pak i plotë dhe prandaj ai duhet të jetë në dietë. Përveç të gjithave, stërvitjet, të cilat i ka dhënë trajneri për punë shtëpie, vazhdojnë dhe në shtëpi dhe me një këmbëngulje vjen dhe rezultati. Kështu nga një fëmijë me një problem mental, i cili qe absolutisht i varur nga ndihma e huaj, tani unë kam një fëmijë plotësisht të pavarur, që mundet vetë të luftojë me përballimin e problemeve në jetë. Mjaft vështirë punohet me fëmijët tanë - këtë ne vet prindërit e kemi më se të qartë. Ne nuk mund të jemi terapistë, fizioterapistë, psikologë. Unë, si prind do të doja të merrem me profesionin tim dhe kështu të jem një qytetar i plotëvlefshëm i kësaj shoqërie, dhe jo të jem përherë në shtëpi, që të kujdesem për fëmijën.
Në shkollën në të cilën stërvitet Bojani, që të gjithë të rinjtë janë sportistë elitarë dhe përgatiten për arritje të larta sportive. Por, aty ata shkojnë krejtësisht të papërgatitur, madje pa asnjë lloj mjeshtërish për të komunikuar, kurse disa tregojnë dhe agresion. Pas takimeve dhe punës me trajnerët, këto probleme përballohen. “Këta fëmijë u kthyen në sportistë të shkëlqyer, të cilët bëjnë përpjekje të shumta, që të mund të jenë sportistë të vërtetë dhe të jenë të dobishëm për shoqëria tonë. Ata madje kontaktojnë me sportistë nga shtetet e tjera, kanë qëllime të larta, i ndjekin dhe e dinë se ka se me çfarë të krenohen”- thotë në një transmetim të Radios Kombëtare Bullgare Sllav Petkov, kryetar i federatës ballkanike “ Aktiviteti fizik i adaptuar” – FAFA. Ajo zhvillon sporte për njerëz me nevoja të posaçme arsimore.
“Procesi tek këta sportistë është i vështirë, kërkon një durim shumë të madh, kurse njerëzit të cilët merren me fëmijë me aftësi të kufizuara numërohen në gishtat e dorës. Problemi është tek mungesa e një informimi, se puna nuk është aq jo tërheqëse dhe kërkon më shumë durim, kur bëhet fjalë për fëmijë me probleme mentale. Sporti është njëra nga mënyrat më të mira për një integrim social të këtyre fëmijëve dhe Bojani është i pari, me të cilin punon federata. Politika në këtë sferë është joefektive, sepse nuk është mjaft e njohur. Jo vetëm sporti duhet të reklamohet por dhe të gjitha shërbimet sociale, të cilat u propozohen njerëzve me nevoja të posaçme”.
Përveç në fushën e sportit , Federata “Aktivitet fizik i adaptuar” merret dhe me shumë veprimtari të tjera, përmes të cilave i mëson fëmijët me punë. Që nga viti 2019 punon mbi një projekt evropian për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme. Kanë ndërtuar ëmbëltoren e parë sociale në Sofje, të quajtur “Shtëpia e vogël”, ku të rinjtë mësohen të jenë të plotëvlefshëm. Për ta kontaktet sociale janë me një rëndësi të madhe, prandaj kjo ëmbëltore është një shans, të cilin nuk e kanë që të gjithë ne vend.
Përpiloi: Gergana Mançeva në bazë të intervistës së Tanja Ljubenovës
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: fapabbs.eu, Fаcebook /Sllav Petkov, Borisllava Vandova
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..