Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet fluksi i migrantëve në kufijtë me Turqinë dhe Greqinë

Foto: BGNES-arkiv

Janë kapur katër herë më shumë migrantë të paligjshëm sesa në vitin 2020 në 6 muajt e parë të këtij viti, tha Policia Kufitare për BNR.

Gjatë kësaj periudhe autoritetet kufitare kanë parandaluar kalimin e gati 8 300 migrantëve të paligjshëm përmes kufirit bullgaro-turk dhe 4 710 migrantë të tjerë nuk janë lejuar të hyjnë përmes kufirit tonë me Greqinë.

235 persona janë kapur duke u përpjekur të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin bullgaro-turk. Numri më i madh prej tyre janë afganë, pas tyre renditen sirianët dhe irakianët. 172 migrantë janë kapur duke u përpjekur për të hyrë ilegalisht në Bullgari nga Greqia.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti zgjeron mundësinë e konfiskimit të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme

Deputetët ranë dakord të konfiskojnë pronën e fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe që është në pronësi ose mbahet nga palë të treta të paskrupullta në dobi të shtetit. Amendamenti në Kodin Penal u miratua në leximin e dytë përfundimtar. Do të..

botuar më 25-07-30 1.18.MD

Në Sofje dorëzuan çmimin “Baza” për autorë të rinj të artit modern

Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me..

botuar më 25-07-30 11.03.PD
Një kuadro nga fshati Plloski

Era e fortë përhap zjarret pyjore në malin Pirin

Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të malit Pirin për të pestën ditë tani. Të martën, rreth orës 23:30, filloi evakuimi i 500 banorëve...

botuar më 25-07-30 9.32.PD