Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi jashtëzakonisht i dobët shëndetësor.
"Për fat të keq, ky rrezik nuk mund të kapërcehet brenda një ose dy muajve, sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i paekuilibruar," tha ai gjatë dëgjimit të tij në seancën në Kuvendit Popullor.
Ministri iu referua mendimit të ekspertëve, sipas të cilit qasja e gabuar ndaj vaksinimit ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. "Disa nga këto jetë do të shpëtoheshin nëse do t'u kishim dhënë përparësi të moshuarve," shtoi Stojço Kacarov.
Sipas fjalëve të tij, në vitin 2020 jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë, që është një "rezultat katastrofik". Ministri përsëri tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..