Më 1 gusht, në pushimoren buzë detit Carevo, fillon një festival “i shijshëm”, i cili i kushtohet mjaltit të manit i cili është tipik për krahinën e Stranxhës.
Çdo vit, bletarë nga i gjithë vendi paraqesin në ekspozitën unike një gamë të llojllojshme të produkteve të bletës. Në programin e sivjetshëm janë parashikuar gjithashtu debate, ku do të diskutohen mundësitë për financimin e bletarisë, si dhe novitetet në përdorimin mjekësor të mjaltit. Mjalti i manit nga krahina e Stranxhës është produkti i radhës ushqimor bullgar, i përfshirë gjatë vitit 2019 nga Komisioni Evropian në listën e emërtimeve të mbrojtura të origjinës në Bashkimin Evropian. Mali në të cilin prodhohet është pjesë nga zonat e mbrojtura të “Natura 2000”. Bletaria aty prej kohe është një mjet jetese e rëndësishme, për të cilën dëshmojnë akoma kosheret ekzistuese të barit dhe trungjet me bletë nga fundi i shekullit të 19.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..