Mina Mileva dhe Vesella Kazakova do të kryesojnë jurinë e programit prestigjioz “Ditët e Venecias” (Giornatte degli autori) në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Lajmi erdhi disa ditë, pasi filmi i regjisoreve bullgare me titull “Gratë vërtetë qajnë”, me pjesëmarrjen e Maria Bakallovës e cila ishte e nominuar për Oskar, u prezantua në programin e konkursit “Vështrimi i veçantë” në festivalin në Kan. Në njoftimin për shtypin të organizatorëve të Festivalit të Venecias thuhet se për herë të parë dy zonja, të cilat janë regjisore dhe producente, do të jenë në krye të jurisë të “Ditëve të Venecias”, e cila jep një çmim regjisori, me një çek për 20,000 euro. Shqyrtimi final dhe vendimi i jurisë do të transmetohen live në mediat sociale më 10 shtator sivjet. Gaia Furrer, drejtoreshë artistike e forumit, i përcakton të dyja bullgaret si gra, aktiviste, feministe dhe adhuruese të kinemasë. “E gëzueshme është se ato kanë pranuar propozimin të qëndrojnë në krye të jurisë në festival, sepse sot më shumë se kurrë na është i nevojshëm një gërshetim prej një mjeshtërie kinematografike dhe një pozicioni aktiv” - pohon Furrer.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..