Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.
Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.
Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e dedikuara muzikës, ju prezantojmë këngën më të re të Nina Nikolinës, me titullin “Pasqyrë”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.29 – Lajmet 11.33 – Kënga e Ditës
Të nderuar miq, në këtë program të përgatitur posaçërisht për festën e 22 shtatorit – Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Materiali i pare do t’ju kthejë pas në kohë dhe do t'ju tregojë historikun..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 shtator 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë veprën "Rapsodia" nga Veselin Stojanov në një interpretim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me fituesen e çmimit “Bullgarja e vitit” 2024 - Anita..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do t'ju prezantojmë me Barcelona Gipsy Balkan Orchestra..