Banka Bullgare e Zhvillimit po analizon lidhjet ekonomike në kreditë e dhëna prej saj për shkak të sanksionit të Deljan Peevski nën aktin global “Magnitski”. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov gjatë një seance në Parlament. Kur u pyet nga deputeti i DPS Jordan Conev ministër Petkov u përgjigj se Peevski, si person fizik nuk kishte marrë ndonjë hua nga Banka Bullgare e Zhvillimit, por disa kompani janë duke u hetuar për lidhje të mundshme me të.
Petkov tha se kontrollimi zbuloi shpenzime të mëdha për pagat e udhëheqjes. Kështu, një nga menaxherët e Bankës Bullgare të Zhvillimit mori 468 000 leva (pak më shumë se 239 mijë euro) paga vjetore. U shpërndanë edhe bonuse prej 60 000 leva (30 000 euro).
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..