Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

“Mini Shengen” bëhet “Ballkani i hapur”, Bullgaria po kështu është e ftuar

“Ballkani i Hapur” (Open Balkans) - kështu do të quhet iniciativa regjionale për një hapësirë të lirë ekonomike midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri tani në mënyrë jozyrtare të quajtur “Mini Shengen”, njofton Zoom.mk. Kjo u shpall në një Forum Regjional Ekonomik në Shkup, me pjesëmarrjen e kryeministrave të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë –Zoran Zaev dhe Edi Rama, dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas të treve, me anë të “Ballkanit të Hapur” fillon një epokë e re e bashkëpunimit në rajon, e cila do të tregojë se vendet nga kjo pjesë e Evropës janë të afta të marrin vendime më vete. Zaev deklaroi se Bullgaria po kështu është e mirëseardhur të aderohet, transmetoi BGNES.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e hodhi poshtë projektin me argumentin se është pa perspektivë dhe kërkoi që në vend të kësaj rajoni të lidhë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Pritet që kufijtë midis Serbisë , Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hapen për një lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve nga data 1 janar 2023.

100 milion euro nga BE e përfshijnë Qipron në “Eurasia Interconnector

Qiproja do të përfshihet ndaj lidhjes së energjisë ndërkontinentale “Eurasia Interconnector” përmes grandeve të Bashkimit Evropian me 100 milionë euro, transmetoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në ishull Branisllava Bobanac. Vendimi është shumë i rëndësishëm për Qipron, sepse projekti do të ndërpresë izolimin energjetik, duke e lidhur vendin me rrjetin kontinental evropian të energjisë elektrike, theksojnë nga konsorciumi, i cili po punon mbi projekt. Ndërlidhja ndërkufitare është me gjatësi 1208 kilometra dhe lidh sistemet energjetike të Izraelit, Qipros dhe Greqisë (ishullin Kritë).

Nikozia e përfshiu lidhjen në planin e saj kombëtar për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri midis projekteve për të arritur neutralitetin klimatik dhe efikasitetin e energjisë.

Shpërthyen zjarre në Turqi

Mbi 180 persona u plagosën nga zjarret në pyjet në jug të Turqisë. Këtë e njoftoi ministri i bujqësisë Bekir Pakdemirli. Fillimisht zjarri ka shpërthyer gjatë ditës së mërkurë, në afërsi me pushimoren Manavgat, në provincën Antalia, ky është zjarri më i fortënë provincë, shkruan BGNES. Ka dhe të vrarë. Ditën e enjte, zjarre shpërthyen dhe në provinca të tjera. Për shkak të erës së fortë dhe të temperaturave të larta, zjarri shumë shpejt ka përfshirë një sipërfaqe të madhe. Gjatë natës së kaluar janë evakuuar turistë nga hotelet në vendpushimin Marmaris, por nuk njoftohet për njerëz të plagosur, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Zjarri është ndezur edhe në Bodrum, por sipas autoriteteve, situata është nën kontroll. Ekskursionet turistike në rajonet e prekura janë ndërprerë deri në normalizimin e situatës.

Protesta në Greqi kundër vaksinimit të detyrueshëm

Në Greqi u zhvilluan një seri protestash kundër imunizimit të detyrueshëm të mjekëve dhe kundër masave kufizuese. Mijëra demonstrues në Athinë dhe në Selanik brohorisnin për dorëheqjen e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

Në protesta ishin të pranishëm edhe klerikë, pavarësisht se Sinodi i Shenjtë e përkrahu vaksinimin kundër koronavirusit, transmetoi nga Greqia korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva.

Kroacia ndërtoi urë deri në Gadishullin Pelješac

Në Kroaci përfundoi ndërtimi i urës nga pjesa kontinentale drejt gadishullit Pelješac, në Dalmacinë Jugore, ku gjendet Dubrovniku shumë i njohur mes turistëve, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Ura me gjatësi 2,4 kilometra ngrihet në një lartësi prej 55 metrave dhe disponon nga dy korsi për automobilat në çdo drejtim. Pritet që të inaugurohet  gjatë qershorit të vitit 2022, për stinën verore turistike. Ura e ndërtuar nga China Road and Bridge Corporation, është projekti më i madh i infrastrukturës të Kroacisë, me vlerë 550 milionë euro, ku 357 prej tyre janë para evropiane.  Qëllimi i objektit është të anashkalojë kufirin tokësor të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ka një dalje të ngushtë prej 20 kilometrash në det, pranë qytetit Neum.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook: Zoran Zaev, euroasia-interconnector.com, IHA, EPA/BGNES, croatiaweek.com

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD