Bullgari Josif Milladinov bëri një notim historik në Tokio dhe me kohën 51.06 sekonda u klasifikua për finalet 100 metra flutur. Bullgari 18 vjeçar mbeti i dyti në serinë e tij. Para tij u radhit vetëm ukrainasi Krishtof Millak me 50.37 sekonda.
Kështu për herë të parë pas 33 vitesh Bullgaria u klasifikua për finalet olimpike të notit.
Finalet në disiplinë janë ditën e shtune, më 31 korrik, në orën 04.30, orë bullgare.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të..