Notari tetëmbëdhjetë vjeçar Josif Milladinov përfundoi i teti në finalen 100 flutur në Olimpiadën e Tokios. Paraqitja e tij është një arritje e madhe për Bullgarinë, pasi vendi ynë nuk ka pasur një finalist në not nga Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988.
Sportisti bullgar u klasifikua në finale i katërti dhe e shpjegoi vendin e tij të tetë duke thënë se nuk ka ndier shumë mirë . "Në fund u lodha shumë fizikisht... Pushova shumë dje, nuk e di se çfarë ndodhi," komentoi ai.
Josif Milladinov falënderoi për mbështetjen në atdhe dhe madje kërkoi falje se nuk u është përgjigjur pritjeve për një paraqitje më të mirë.
Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..
Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..