Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të dërgojë zjarrfikës në Maqedoninë e Veriut për ndihmë

Foto: BGNES

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut bisedoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev. Arsyeja janë zjarret e shumta në vend. “Ne ramë dakord sa më shpejt që të jetë e mundur Bullgaria të dërgojë zjarrfikës për të ndihmuar tonat në shuarjen e zjarreve”, shkroi Stevo Pendarovski në Facebook.

Kryeministrat e dy vendeve fqinje, Stefan Janev dhe Zoran Zaev, gjithashtu diskutuan në telefon përballimin e përbashkët të krizës.

Disa zjarre përhapen në territorin e Maqedonisë. Më i rrezikuari është qyteti Koçani, i cili është 65 km nga kufiri bullgar. Ushtria e vendit gjithashtu është e përfshirë në shuarjen e zjarrit dhe gjatë ditës shfrytëzohen helikopterë ushtarakë, njoftoi BGNES.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..

botuar më 25-06-27 3.31.MD