Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbretëresha e Kërcimit të Lartë feston 25 vjetorin e titullit të saj të artë olimpik

Foto: arkiv

Sot, Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova feston një çerek shekulli të fitimit të arit olimpik në koleksionin e saj. Ngjarjet nga data 3 gusht 1996, të cilat kanë rastisur gjatë natës së zjarrtë përpara 85 000 spektatorëve në “Stadiumin  Centennial “në Atlanta janë mes më dramatiket dhe të lavdishmet në historinë e sportit botëror dhe bullgar. Për lojërat Atlanta 1996, mbajtësja e rekordeve botërore në kërcimin së larti Stefka Kostadinova niset me kuptimin e qartë se, ky është shansi i saj i fundit për një titull olimpik. Përsëri ajo është një hegjemone absolute - mbërrin në Shtetet e Bashkuara, pasi 20 herë kapërcen 205 centimetra, derisa që të gjithë të tjerët për të gjitha kohërat e kanë bërë atë vetëm 5 herë. Megjithë epërsinë e 11 viteve të fundit, ajo është e vetëdijshme se nuk do të jetë e lehtë, por është absolutisht e gatshme të bëjë gjithçka për të përqafuar ëndrrën e saj.

Kualifikimet kalojnë pa probleme me vend të parë në grup dhe asnjë faull. Por, në final fati i sjellë pengesën e papritur të radhës në personin e grekes Niki Bakojani, e cila bën garën e saj të jetës. Dhe përsëri, ashtu si përpara 8 vjetëve, kur në Seul Kostadinova mbetet e dyta, lartësia 203 centimetra  rezulton të jetë rubikoni.  Deri më 201 centimetra Stefka, Bakojani dhe Inga Babakova ecin në paketë, ku bullgarja dhe ukrainasja janë në krye sepse nuk kanë gabime. Në 203 centimetra Babakova bie nga gara, por Bakojani nga prova e tretë e përmirëson rekordin grek...Stefka po kështu i kapërcen 203 centimetrat akoma gjatë provës së parë  dhe akoma është në krye. Shkopi ngrihet në 205 centimetra - këtu grekja dorëzohet, kurse Kostadinova kapërcen lartësinë me sukses dhe tanimë askush nuk mund t’i marrë floririn.

9 vjet pasi vendos rekordin e patejkalueshëm botëror në kërcimin së larti (209 centimetra në Romë) Stefka Kostadinova shton në koleksionin e saj prej medaljeve dhe dekoratën e vetme, e cila i mungon. Me floririn në Atlantaa sportistja bullgare e atletikës së lehtë hyn në klubin e të famshmëve botërorë dhe u bë një nga më të mëdhatë në historinë e sportit.

Redaktore: Elena Karkallanova/në bazë të materialit të BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një fotofinish përcaktoi fituesin e meshkujve në Maratonën e Sofjes

Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..

botuar më 25-10-13 11.26.PD

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..

botuar më 25-10-11 8.00.PD

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..

botuar më 25-10-10 11.02.PD