Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët vendosën që të mos i ulnin pagat e tyre

Foto: Ani Petrova

Pagat e deputetëve mbeten të pandryshuara. Kjo u vendos nga komisioni i përkohshëm, i cili hartoi rregullat për organizimin dhe veprimtarinë e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor. Kryetarja e Kuvendit Popullor Iva Miteva e përshkroi si populizëm kërkesën e Maja Manollovës dhe të grupit të saj parlamentar "Ngrihu BG! Ne Po vijmë" për një ulje drastike të pagave të deputetëve sa është paga mesatare bruto e punonjësve në sektorint publik, ose 1 570 leva / 803 euro /, në vend të pagës së tanishme, e cila është e barabartë me tre paga mesatare mujore. Të gjithë anëtarët e komisionit të përkohshëm votuan "Të abstenuar" për shkak të nevojës për debate të gjera mbi këtë temë, tha reporterja Violeta Ashikova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD