Numri i njerëzve të sëmurë me Covid-19 ditët e fundit tregon një tendencë të përkeqësimit të situatës, ndoshta deri në fund të gushtit, njoftoi kryeministri në detyrë Stefan Janev nga tribuna parlamentare. Ai siguroi se Ministria e Shëndetësisë tashmë është gati me një plan veprimi të detajuar në rast të një vale të ardhshme. “Nuk është rastësi që udhëheqja e ministrisë po flet për kalimin në zonën portokalli me masat e duhura që vijnë nga kjo”, shtoi kryeministri. Ai kujtoi se vaksinimi kundër koronavirusit është i ngadalshëm, megjithëse ka vaksina për të gjithë. Autoritetet shëndetësore aktualisht po përgatitin statistika se sa njerëz janë të demotivuar për t’u vaksinuar sepse e kanë mbijetuar virusin.
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..