Tre faktorë kanë motivuar vendimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare, Andon Baltakov, për të dhënë dorëheqjen. Në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ai sqaroi se e para është lidhur me sigurinë e tij personale dhe një orvatjeje për ta kërcënuar atë - duke u kthyer nga një shërbim në provincë në qershor, ai ka gjetur hapa me baltë në korridorin e banesës së tij në Sofje. Balltakov e ka informuar në telefon Ministrin e Brendshëm në detyrë Bojko Rashkov, dhe më pas Kryeministrin Stefan Janev, por nuk ka pasur reagim. Dy faktorët e tjerë janë orvatjet prej disa muajsh për të sabotuar punën e tij, si dhe mungesa e mbështetjes profesionale të kolegjit gazetaresk në vendin tonë për atë që bën.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..