Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Iliev nuk do të tërhiqet nga projekt-kabineti

Petër Iliev
Foto: arkiv

Kandidati për zëvendëskryeministër dhe Ministër të Punëve të Brendshme Petër Iliev nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) shpalli se nuk do të tërhiqet nga projektkabineti. Iliev mendon se është “viktimë e veprimeve në prapaskenë dhe e mediave përkatëse që kanë lidhje me këto rrethe”. Iliev tha se nuk ka parë kurrë oligarkun Deljan Peevski dhe se nuk ka takuar kurrë oligarkun Georgi Gergov.

"Unë nuk jam anëtar i partisë së Sllavi Trifomovit " Ka një popull të tillë. "Por unë jam me Sllavi Trifonovin dhe ekipin e tij që nga nga koha kur ne e organizuam referendumin. Atëherë unë e organizova anën e tij ligjore," tha Iliev. Ai shtoi se nuk ka qenë pjesë e masonërisë dhe hodhi poshtë akuzat për plagjiaturë në librat e tij shkencorë mbi të drejtën kushtetuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..

rinovuar më 25-10-21 5.51.MD

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD