Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ka një popull të tillë" shënoi 6 shkaqe për përkrahjen e kabinetit të tyre

Sllavi Trifonov
Foto: ITN/Facebook

Udhëheqësi i partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) showmani Sllavi Trifonov vuri në dukje 6 arsye se pse partitë e ndryshimit duhet të mbështesin projekt -kabinetin e tyre.

Në Facebook Trifonov shkroi: modeli i qeverisjes GERB duhet të fshihet plotësisht; duhet të reformohet sistemi gjyqësor dhe të shfuqizohet gjykata dhe prokuroria e specializuar; Bullgaria duhet t'i paraqesë BE -së Planin e saj për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin në kushtet e pandemisë; pensionet duhet të rillogariten; reforma shëndetësore dhe gatishmëria janë të nevojshme për të kapërcyer valën e re të koronavirusit, dhe e gjashta është nevoja për reforma në bujqësi, arsim dhe politikën tatimore. Nëse partitë e protestës nuk votojnë për qeverinë e propozuar nga "Ka një popull të tillë", kjo do të jetë një tradhti dhe do të duhet të zhvillohen zgjedhje të reja, theksoi Trifonov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD