Numri i rasteve të koronavirusit në vend u rrit me 31 infeksione të reja në ditë në krahasim me të martën. 805 janë mostrat pozitive të mërkurën nga 18 556 teste ose 4.33 për qind. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 200, në rrethet Plovdiv - 89, Burgas - 88, Varna - 50, Stara Zagora - 39 dhe Veliko Tarnovo - 30. Nuk ka qark pa raste të reja.
12 030 janë pacientët e regjistruar aktivë krahasuar me 11 435 një ditë më parë. Deri në 1207 u rrit numri i të shtruarve në spital. 101 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 10 persona vdiqën me koronavirus të konfirmuar. 200 persona u raportuan të shëruar.
11 901 persona u vaksinuan të martën. Me imunizim të plotë janë 1 049 156 bullgarë.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..