Ne do të propozojmë një hartë rrugore, kështu qe qytetarët bullgarë të marrin një qeveri të qëndrueshme me një mandat prej 6-8 muajsh, tha në parlament Maja Manollova nga "Ngrihu. BG! Ne po vijmë! ". Ky kabinet duhet të mbështetet tek ministrat e suksesshëm të qeverisë provizore, " shtoi Manollova.
Mundësia e formimit të një qeverie është në mandatin e tretë, tha udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova dhe theksoi se zgjedhjet në prag të dimrit pa një buxhet të azhurnuar dhe me një valë të re të të koronavirusit, që po na afron, do të jenë një sprovë e madhe.
Para BNT, Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike” gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve pa Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe GERB të gjejnë një formulë të arsyeshme përmes negociatave.
Matematikisht, tre formacionet politike nuk kanë shumicë për të krijuar një kabinet pa mbështetjen e "Ka një popull të tillë" (ITN).
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..