Në prag të një prej festave më të nderuara verore të krishterë Fjetjes së Virgjëreshës së Bekuar, në rajonin e qytetit Kjustendill gratë kryejnë brumosjen tradicionale rituale të bukës së Hyjlindëses “Panagija”. Vet riti që do të thotë “Ngritje e bukës” kryhet të nesërmen pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore pranë kishave, manastireve kushtuara Fjetjes së Shën Mërisë. Bashkia e qytetit Kjustendill që nga viti 2008 e këtej organizon një shfaqje kulturore e cila gërsheton traditat ortodokse bullgare me lutjet e grave të rajonit për mirëqenie dhe bekimet e tyre në brumosjen e bukës së Hyjlindëses.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit (ShAFJV), “Katalogu online me valle dhe kërcime bullgare”. “Qëllimi i Shoqatës është të..
Vallja bullgare është një magji, një rreth i mrekullueshëm që të mbush me energjinë e papërsëritshme të shpirtit tonë bullgar, traditave, identitetit – rrëfen gazetarja Milena Millotinova, e cila së fundmi prezantoi filmin e saj të ri dokumentar..
90 pjesëmarrës, që përfaqësonin 57 ansamble folklorike bullgare nga Evropa dhe Amerika e Veriut, u mblodhën në Sofje për takimin e tyre të katërt krijues-seminar. Ai kaloi jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive, me punëtori dhe ligjërues të dobishëm, por..