“Nëse zgjedhim edhe një herë t'i mbajmë bizneset e hapura dhe fëmijët të fillojnë vitin shkollor të mbyllur, do të jetë veçanërisht e padrejtë”, tha Pllamena Nikollova nga Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve për BNR. Ajo shprehu shqetësimin se nxënësit do të paguanin përsëri çmimin në fillim të vitit shkollor, kur pritet një numër i madh i infeksioneve të reja me Covid-19. Sipas ekspertit, të rriturit duhet të mbajnë barrën e kufizimeve për ca kohë, dhe fëmijët duhet të vazhdojnë të frekuentojnë shkollën derisa mbyllja e tyre të bëhet absolutisht e nevojshme. “Ne bëmë shumë pak për të mbrojtur fëmijët në krizën Covid - nuk ka vaksinim aktiv, nuk ka asnjë dëshirë për të respektuar masat dhe mënyra më e lehtë është kufizimi i fëmijëve”, tha Pllamena Nikollova.
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...