Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të sëmurëve po rritet – ku janë shkaqet?

Foto: Pixabay

Vetëm deri përpara rreth dhjetë ditëve, Covid vala e katërt, për të cilën flisnin specialistët shëndetësorë në Bullgari, dukej  si një  fantazi e paqartë dhe nuk shkaktonte shumë shqetësim tek bullgarët. Të etur për det dhe pushim pas muajve të rëndë të sprovave dhe të izolimit, shumica i përbuzën paralajmërimet dhe u përfshinë në aventura. Numri i ulët i të sëmurëve sikurse përqendroi vigjilencën e autoriteteve tona shëndetësore mbi fushatat e vaksinimit, si një masë e vetme preventive, për llogari të kontrollit nëpër kufi, mbajtjes së maskave dhe dezinfektimit të rregullt. Nga ana tjetër, një pjesë nga bullgarët kështu dhe nuk kuptuan, se me vaksinimin, kërcënimi i infeksionit dhe transmetimi i sëmundjes nuk zhduken. Vendpushimet amtare në bregun e Detit të Zi filluan të përmbushen, nën fluksin e turistëve bullgarë dhe të huaj.

Dhe rezultatet nuk u vonuan - të sëmurët filluan të shtohen, kurse Covid repartet e mbushën shpejt e shpejt kapacitetin e vet me pacientë në një gjendje të rëndë. Shkaqet për të gjitha këto janë komplekse kuptohet, por, a nuk ka ardhur koha që t’i kërkojmë, sepse çdo një gabim i matur me jetën njerëzore, kushton shtrenjtë. Ja dhe një ilustrim nga aeroporti i Sofjes - dera e parë e përparme për mbartësit e mundshëm të Covid-19.

Pas mbërritjes në Bullgari nga Malta, për shembull, e cila është në zonën e kuqe për vendin tonë, udhëtarët duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi dhe test PCR, të bërë deri më 72 orë përpara mbërritjes. Deri këtu shumë bukur, por vetëm nëse udhëtarët janë të kontrolluar në mënyrë të përpiktë nga autoritetet tona shëndetësore. Farmacistja Ljubjana Ivanova, e cila prej viteve të gjata jeton dhe punon në Malta, tregon diçka tjetër për përjetimin e saj të fundit në vendin tonë disa ditë më parë:

“Në të dalë nga avioni ne ishim rreth 60 veta. Kaluam kontrollin e pasaportave përmes tre sporteleve, pas tyre kishte vetëm një nëpunëse, e cila kontrollonte certifikatat e vaksinimit të pasagjerëve që mbërrijnë. Sidoqoftë, ajo nuk mundej të përballonte situatën e krijuar sepse ishte praktikisht e pamundur të gjurmonte të tre rrymat e njerëzve që kalonin aty në të njëjtën kohë. Unë pash me sytë e mia  sesi rreth nesh të kontrolluarit, kalonin dhe njerëz, të cilët nuk tregonin asnjë lloj dokumentesh. Ata dolën fare lirshëm, pa u regjistruar për karantinë.”

Ljubjana Ivanova

Kur Ljubjana niset përsëri për në Malta situata është akoma më tronditëse - në orën 4,20 në mëngjes punojnë vetëm 5 sportele, të cilat shërbejnë qindra pasagjerë, të grumbulluar në një radhë të madhe. Bashkë me kontrollin e pasaportave, qëndrimi në radhë vazhdon më shumë se një orë, kurse në sallë lirshëm shëtisin njerëz pa maska. Pesë ditë pas mbërritjes së vet, bullgarja zbulon se është infektuar. “Jam e sigurt se kjo ngjau në aeroport dhe unë nuk jam një rast i izoluar - një shoqja ime e cila ka udhëtuar në të njëjtën kohë për në Francë  po kështu është pozitive”, shënon ajo. Malta është mes vendeve me një  mbulim të lartë të vaksinimit - tanimë afro 89% nga popullsia aty është e imunizuar. Në fillim të muajit korrik, me hapjen e stinës turistike, për shkak të  boshllëqeve në organizimin e aeroportit atje, numri i pacientëve  rritet. Sidoqoftë, reagimi i autoriteteve shëndetësore lokale nuk është  vonuar: 

“Menjëherë u morën masa dhe rastet u pakësuan - ve në dukje Ljubjana. I gjithë aeroporti u transformua, u hapën sportele të reja, u përfshin; më shumë njerëz, të cilët të kontrollojnë dhe të shërbejnë udhëtarët. Organizimi i mirë i aeroportit të Maltës me të vërtetë çoi deri në rezultate të shumta efektive, në kuadrin vetëm të disa ditëve.”

Konkluzionet i bëjmë vetë – kjo është çështje prioritetesh dhe e një përgjegjësie.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Pixabay, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD