Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy skautë francez me përshtypje të mëdha nga Bullgaria dhe nga prania e tyre e ngrohtë tek ne

4
Foto: Facebook/CaritasSofiaBG

Të moshuarit, njerëzit pa strehë, gratë në një gjendje të pabarabartë, refugjatët të cilët kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë nga ana e shtetit. Këto janë disa nga grupet e njerëzve më të prekshme, të cilave organizata joqeveritare  “Karitas” në vendin tonë mundohet t’u ndihmojë. Vullnetarët në organizatë besojnë se e drejta për një jetë me dinjitet, paqësore dhe të sigurt është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht nga raca, gjinia, statusi shoqëror ose feja e tyre.  E krijuar gjatë vitit 1993 pranë Kishës Katolike në Bullgari, organizata disponon 2 qendra ditore për njerëz të moshuar, qendër për njerëz të rriturit me aftësi të kufizuara, qendër për rehabilitim social dhe integrim të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe të tjera. Nga organizata nuk e lënë pas dore dhe përkrahjen e vet për njerëzit e rinj të cilët duan t’u përkushtohen kauzave të ndryshme vullnetare. Për këtë qëllim është krijuar platforma Young Caritas, ndaj së cilës krijojnë interes jo vetëm bullgarët por dhe të huajt.

“Kjo është platforma vullnetare e rinisë , e cila ka për qellim të inkurajojë të rinjtë me aftësi prej lideri, të cilët duan të zhvillojnë kauzat e veta vullnetare. Temat e ngjarjeve vijnë nga vet vullnetarët, kurse ne i përkrahim dhe i ndihmojmë t’i realizojnë. Projekti tanimë bëri një vit, ka qendër të vet, të ndërtuar dhe të mirëmbajtur nga vullnetarët, ku mund të ngjajnë ngjarje të ndryshme dhe arsimime. Në procesin e punës filluan  të na dërgojnë grupe me skautë francez, të cilët kanë dëshirë  të zhvillojnë dhe të realizojnë një stazh vullnetar në vendin tonë. Pjesa më e madhe prej tyre donin që të ishin për një muaj në Sofje dhe të punonin në qendra të ndryshme,” sqaron Vihren Mitev nga “Karitas Sofja”, i cili drejton projektin e rinisë.

Mes tyre janë francezët Mari dhe Jugo. Të dy janë për herë të parë në Bullgari, kurse qëndrimi i tyre njëmujor në vendin tonë është aty nga fundi i vet.

“Në fillim fare dinim se në Sofje ka shumë kisha dhe vetëm një xhami, të cilat janë shumë mirë të njohura - sqaron Jugo në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare. Dinim dhe për Detin e Zi, i cili është shumë i bukur. Patëm mundësi të shkojmë dhe me të vërtetë mbetëm të mahnitur nga ajo të cilën e pamë. Qemë të intriguar dhe nga monumentet e shumta kulturore të cilat ekzistojnë në Sofje. Këtu jemi prej 3 javëve dhe tani na pret edhe një javë udhëtim nëpër Bullgari. Do të vizitojmë Manastirin e Rilës dhe Shtatë liqenet e Rilës.”

Kuptojnë për mundësinë për të ardhur në Bullgari nga interneti, ku dhe skautë të tjerë francez kanë ndarë jehona të mira për kohën e tyre të shkëlqyer të kaluar në vendin tonë. Kurse Mari e përshkruan përshtypjen e vet të parë kështu:

“Qe shumë ngrohtë, mbase 40 gradë. Njerëzit qenë shumë të mirë me ne, të dashur dhe të buzëqeshur. Po e shijojmë kohën tonë këtu dhe mendojmë se është e shkëlqyer”-thotë francezja e re. Ajo e gjen si pak  konfuze mënyrën se si ne themi "po" dhe "jo" në Bullgari me një tundje koke, e cila është  e kundërta e asaj të miratuar në Evropë. Por, qëndrimi i saj në Bullgari i jep ndjenjën e paçmuar se është duke bërë diçka të dobishme. Kudo nëpër qendrat në të cilat kanë vajtur ka pasur nevojë prej përmirësimeve, remonteve ose ndihme nga ana e ndonjë nëpunësi. Dhe pavarësisht se kjo të mos të jetë  pjesa më argëtuese e qëndrimit të tyre në Bullgari, pikërisht ajo u ka sjellë atyre kënaqësi të madhe që lënë pas diçka më të mirë.

Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistës së Bozhidar Janevit, BNR-Radio Sofja/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/CaritasSofiaBG



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD