"Shumica e të infektuarve në valën e katërt Covid ndoshta do të jenë të rinj të pavaksinuar, sepse të moshuarit tashmë janë të imunizuar," tha për BNR Prof. Soren Hajrabedjan, imunolog në Institutin e Biologjisë dhe Imunologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Numri i madh i të rinjve të shtruar në spital është tregues i faktit se infeksioni me variantin delta është më i rëndë. Sipas specialistit, ndryshimi kryesor midis një personi të pavaksinuar dhe një të vaksinuar me Covid-19 është se i pari nuk ka antitrupa neutralizues të virusit në javën e dytë, ndërsa ky i fundit fillon menjëherë prodhimin e antitrupave dhe ka një nivel mbrojtjeje më shumë. Prof. Soren Hajrabedjan është i bindur se frika nga vaksinimi nuk është e justifikuar nga ana mjekësore.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..