Raundi i dytë i konsultimeve të Presidentit Rumen Radev u zhvillua para se të dorëzohet mandati i dytë për formimin e një qeverie.
Në një takim me përfaqësuesit e “Bullgarisë Demokratike”, presidenti tha se pasi dje forca e dytë e zgjedhjeve parlamentare të 11 korrikut - GERB-SDS, konfirmoi qëndrimin e saj të vendosur për të kthyer mandatin e dytë, mundësitë për të tretin po rriten.
“Bullgaria Demokratike” nuk do të mbështesë një qeveri me mandat të BSP, deklaroi pas takimit kryetari i grupit parlamentar Hristo Ivanov. Ai gjithashtu vuri në dukje se një mandat i tretë duhet të realizohet pa GERB dhe DPS.
Sipas Ivanov, një kabinet duhet të formohet për dimrin pa figura të dalluara politike, por me detyra të qarta - reforma në drejtësi dhe pastrim i vendit nga korrupsioni.
“Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt”, tha udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë në takimin me presidentin. Sidoqoftë, ai ishte kategorik se partia nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar. Kushtet mbeten të njëjta - rivendosja e normalitetit në politikë dhe rivendosja e demokracisë, gjë që nuk mund të bëhet me instrumente jodemokratike dhe jokushtetuese. Karadajë u tha gazetarëve se një kabinet i rregullt është i nevojshëm sepse në qeverinë e përkohshme ka shumë lëshime dhe shkelje. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse DPS do të mbështesë një kabinet ekspertësh, por tha se dëshiron të shohë se çfarë do të ndodhë si rezultat i dialogut, debateve dhe kompromiseve midis palëve.
Takimi i fundit gjatë konsultimeve ishte me “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!”. Liderja e grupit parlamentar, Maja Manollova, tha se ata do të insistojnë për një qeveri pa pjesëmarrjen e anëtarëve partiak, përfshirë ministrat nga kabineti i përkohshëm. Grupi do të këmbëngulë në azhurnimin e buxhetit në sfondin e valës së re Covid, ndërprerjen e presionit në kufirin dhe formimin e një qeverie të qëndrueshme, megjithëse me një afat kohor deri në pranverë.
Pas konsultimeve të sotme, kreu i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në Facebook se partia e tij “me 65 deputetët e saj është tashmë në opozitë. Dhe partitë e tjera me 175 deputetët e tyre tashmë janë në pushtet. Se si ata do të pajtohen me njëri-tjetrin është tashmë puna e tyre.” Trifonov u premtoi partive në pushtet se partia e tij të jetë opozita e tyre konstruktive.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..