Qyteti Burgas tanimë disponon me 4 lokacione për fushues, njoftuan nga Bashkia. Zonat e reja disponojnë me korrent, ujë dhe internet. Përveç kësaj aty që të gjithë turistët janë të mirëseardhur me kafshët e tyre të dashura shtëpiake. Gjithashtu ofrohet qasje për personat me aftësi të kufizuara, dhe avantazhi i padiskutueshëm janë restorantet aty pranë dhe pamjet piktoreske.
Shikoni se cilat janë lokacionet në qytetin Burgas për ndalimin e fushuesve:
Fushues stop parkingu i varkave “Çengene skele”
Gjendet në një afërsi të drejtpërdrejtë me qytezën e rivendosur “Çengene skele”. Vizituesit mund të shikojnë çdo mjet peshkimi, të ndjekin demonstrimin e thurjes së rrjeteve për peshkim dhe të marrin me qira varka deri në ishullin e afërt Shën Anastasia. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit, disponon me kafe-klub të marinarit, restorant, një hapësirë detare dhe kënd lojërash për fëmijët. Është i siguruar uji dhe korrenti. Vendi propozon dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 10 vende.
Fushues stop parking i varkave “Krajmorie”
Gjendet në territorin e parkingut të varkave “Krajmorie” në lagjen Krajmorie, në afërsi me plazhin dhe në 5 minuta më këmbë nga qendra e lagjes. Punon gjatë gjithë vitit dhe ka një furnizim të siguruar me ujë dhe me korrent. Propozon dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 5 vende.
Fushues stop porti i peshkimit “Sarafovo”
Është i vendosur në territorin e portit të peshkimit “Sarafovo”, vetëm në 5 minuta largësi më këmbë nga qendra dhe plazhi. Në portin e peshkimit ka një parking publik për biçikleta, nga ku mund të merret biçikletë. Është formuar dhe një korsi e bukur bregdetare për biçikleta, e cila lidh portin me qendrën e Burgasit. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit. Në të ka korrent dhe ujë, ka dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 8 vende.
Fushues stop qendra sportive “Vetren” - Lagja “Vetren”
Gjendet në 15 kilometra nga qyteti Burgas në territorin e qendrës sportive “Vetren” dhe disponon me pishinë noti, një terren të mbyllur për futboll, si dhe hotel. Në disa metra është dhe dyqani ushqimor. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit dhe propozon dhjetë vende individuale për parkimin e fushuesve. Është i pajisur me korrent dhe ujë. Në afërsi gjendet dhe kompleksi turistik “Akve Kalide”, ku mund të shikohet banja e restauruar e Sulejmanit të Madhërishëm si dhe gërmime arkeologjike të cilat datojnë nga epokat e ndryshme. Gjatë kësaj vere për fushues ose rulotë me dy person të mëdhenj në kampingjet detare në Bullgari del midis 35 dhe 55 leva /rreth 17 dhe 27 euro/në ditë. Kurse qiraja e fushuesit, sipas gjendjes dhe shtesat e ofruara ndryshojnë midis 50 dhe 150 euro në ditë.
Redaktore: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..