Zëvendës kryetari i “Ka një popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov u konfirmoi gazetarëve në Kuvendin Popullor se partia e tij mbetet në opozitë. Nga fjalët e tij u bë e qartë se ITN nuk do të mbështesë një kabinet me mandatin e tretë, pavarësisht nga cila forcë politike do të caktohet nga presidenti. Maja Manollova, kryetare e Grupit Parlamentar të “Ngrihu. BG! Ne po vijmë” (IBNI) tha se formacioni po fillon bisedime me të gjitha partitë parlamentare pa GERB dhe DPS për formimin e një kabineti që do të qeverisë deri në pranverë. Sipas bashkëkryetarit të “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, bisedimet do të varen nga kjo kujt do t'i jepet mandati i tretë, por koalicioni do të marrë pjesë në to. Ai parashikon që zgjedhje të reja na presin nëse ITN ruajnë pozitën e tyre për të mbetur në opozitë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..