Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përhapje e re e murtajës afrikane të derrave në një fshat në Plovdiv

Foto: Radio Vidin

Një shpërthim i dytë i murtajës afrikane të derrave është zbuluar vetëm në dy ditët e fundit. Pas fermës industriale në fshatin Aprillci në rrethin e Pazarxhikut sëmundja është konstatuar edhe në një fermë personale të paregjistruar në fshatin Krasnovo, rrethi i Plovdivit,  te 5 kafshë me simptoma të dukshme të virusit. Kafshët u vranë. Janë caktuar një zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash dhe një zonë mbikëqyrjeje prej 10 kilometrash, që mbulojnë disa fshatra. Nesër prefekti i Plovdivit do të thërrasë një takim urgjent të komisionit epizootik.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..

botuar më 25-11-10 5.26.MD
Rosen Zheljazkov

Menaxheri shtetëror në “Lukoil” mund të jetë më shumë se një individ

Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..

botuar më 25-11-10 3.18.MD

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..

botuar më 25-11-10 2.33.MD