Nga data 20 gusht, të gjitha administratat të organizojnë punën e tyre me orarin e punës me kufij të ndryshueshëm dhe fillimin e ditës së punës midis orës 7.30 dhe 10. Kjo njoftohet në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov. Urdhri gjithashtu parashikon punë në distancë të të paktën 50% të stafit aty ku është e mundur. Ky orar i kohës së punës pritet të zvogëlojë ndjeshëm trafikun e udhëtarëve në transportin urban dhe ndërurban në të gjithë vendin, gjë që do të lehtësojë respektimin e masave anti-epidemike.
- ngjarjet dhe trajnimet në kongrese dhe konferenca;
- ngjarjet kulturore dhe argëtuese;
- garat sportive me një audiencë;
- palestrat, pishinat dhe SPA qendrat;
- qendrat e fëmijëve;
- restorantet dhe qendrat e argëtimit.
Masa e kufizimit të kapacitetit deri në 50% mund të mos zbatohet dhe vendet mund të hapen me kapacitet 100%, me kusht se stafi dhe vizitorët prezantojnë një dokument për vaksinimin, kalimin e sëmundjes ose rezultat negativ të testit të PCR, sqaroi sot Ministri i Shëndetësisë.
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..