Mjekët vëzhgojnë simptoma të reja të koronavirusit gjatë valës së katërt, sipas Akademisë Mjekësore Ushtarake. Një nga ato kryesore është temperatura shumë e lartë dhe e zgjatur, e cila mund të arrijë 40 gradë. Kolla e shoqëruar me gulçim është gjithashtu e zakonshme, si dhe ndryshimet e njohura të shkaktuara nga versioni britanik. Pacientët zakonisht mbërrijnë në spital në ditën e gjashtë ose të shtatë pas testit pozitiv, ndërsa tek pacientët e vaksinuar sëmundja është shumë më e lehtë dhe nuk çon në dështim të frymëmarrjes. Për momentin, i gjithë vendi ynë është “i ngjyrosur” në të verdhë - nuk ka asnjë zonë të gjelbër, dhe pesë tashmë janë të kuqe - Burgas, Veliko Tërnovo, Tërgovishte, Ruse dhe Plovdiv.
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..