Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore Bullgare: Mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja serioze

Godina e Bankës Popullore Bullgare
Foto: Ani Petrova

Komisioni Evropian i ka dërguar një pyetje autoriteteve bullgare në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj kompanive bullgare për shkak të ligjit “Magnitski”. "Një veprim i tillë i njëanshëm si rezultat i sanksioneve nga një vend i tretë, është një shkak serioz për shqetësim nga ana e Komisionit Evropian," është qëndrimi i Brukselit, cituar nga sajti “Bivol”.

Në një dëgjim në Parlament, Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare /BNB/, Dimitër Radev tha se mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja të rënda për sistemin bankar. Ai sqaroi se masat parandaluese nga BNB dhe bankat tregtare janë marrë para publikimit të listës. Radev shpjegoi: "Më 13 shkurt 2018, për shembull, Shtetet e Bashkuara përfshinë një bankë letoneze në këtë listë për mosrespektimin e sanksioneve amerikane në lidhje me Korenë e Veriut. Më 24 shkurt 2018 banka u shpall e falimentuar. Ky është një shembull i sanksioneve të ashpra që nuk mund t’u përgjigjen aftësive të bankave tona ”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kombëtare e pronarëve të impianteve fotovoltaike për shkak të rrezikut të falimentimit

Pronarët e centraleve fotovoltaike mbyllën rrugën kryesore Ruse - Sofje pranë tërfilit në fshatin Jasen në shenjë proteste kundër "çmimeve të larta balancuese".“Çmimet e bilancit dhe të disbalancës janë pothuajse të barabarta. Ato janë më të larta se..

botuar më 24-06-26 10.16.PD

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës

Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..

botuar më 24-06-26 5.10.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD