Deputetët miratuan në leximin e parë azhurnimin e buxhetit të Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor, duke siguruar një shtesë prej 134 milion leva për kujdesin shëndetësor. Nga këto mjete 120 milion janë të parashikuara për të përballuar valën e re Covid dhe për të luftuar epideminë. Fondet do të shpërndahen nga Këshilli Mbikëqyrës i Arkës - një vendim që u ndesh me kritika nga GERB dhe DPS. Ministri i Shëndetësisë, Dr Stojço Kacarov, hodhi poshtë akuzën se shpenzimet do të shpërndahen në mënyrë jo transparente. Ai e caktoi menaxhimin e mëparshëm të krizës Covid si “katastrofale” dhe shtoi se prokuroria duhet të referohet. Fjalët e tij ishin në përgjigje të akuzave të ish-ministrit të shëndetësisë dhe tani deputet i GERB, Prof. Kostadin Angellov se nuk sigurohen para të mjaftueshme për mjekët e vijës së parë.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..