Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa qindra ushtarakë do të forcojnë sigurinë e kufirit bullgar

Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov
Foto: BGNES

Disa qindra ushtarakë bullgarë do të ndihmojnë në ruajtjen e kufirit bullgar për të parandaluar hyrjen ilegale në territorin bullgar.

Kjo u njoftua sot nga Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov para gazetarëve në Qendrën e Trajnimit “Crënça”, ku ai po vëzhgon demonstrimin e aftësive në stërvitjen e përbashkët bullgare-amerikane JCET, sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë sonë të Mbrojtjes.

"Presioni në kufirin bullgar po rritet, gjë që kërkon që qeveria të veprojë," theksoi ministri Georgi Panajotov. Ushtarakët që do të shkojnë në kufi do të jenë kryesisht nga Forcat Tokësore dhe Forcat e Operacioneve Speciale - midis 400 dhe 700 persona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD