Shoferët e kamionëve bllokuan Urën e Danubit pranë Vidinit, duke kërkuar që autoritetet rumune t’i kryejnë kontrollet kufitare më shpejt. Trafiku u ndalua rreth orës 16.00. Bllokada vazhdoi rreth një orë.
Që prej muajsh, radhët e kamionëve arrijnë më shumë se 10-15 kilometra. Shoferët ankohen se kanë pritur në kufi për më shumë se 20 orë dhe po bëjnë thirrje për t’u përshpejtuar kontrollet në territorin rumun dhe të hiqen peshoret që ngadalësojnë trafikun. Informacioni është i Angella Kamenovës nga BNR Vidin.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..