Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tenda prej druri të punuara me dorë zbukuruan çezmën rreth fshatit Tipçenica

Foto: Sergej Zekov

Tipçenica është një fshat i vogël në Bullgarinë Veriperëndimore. Banorët e tij na treguan edhe njëherë se që ku fillon “rruga” drejt jetës më të mirë, të renditur dhe të bukur. E pikërisht - nga ne vetë. Kompozicioni prej tre tendave /strehë/ të punuara prej druri me dorë pasurojnë që vonë rajonin e çezmës publike rreth fshatit Tipçenica.

Konstrukti i tendës me stola, tavoline dhe Barbecue është i vendosur mbi çezmën e cila gjendet në një pyll ahu, në rreth 300 metra përpara hyrjes në fshat. Ajo është vepër e mjeshtrit vendas drugdhendës Sergjej Cekov të cilit i është dashur një muaj për punimin dhe montimin e saj. Për përmirësimin e vendit publik para të veta personale ka dhuruar dhe banuesi vendas Ivan Ivanov, i cili në bazë të shembullit të paraardhësve tanë më të pasur, do që të lërë diçka për brezat e ardhshëm. Shpresa e tij është që me rrugën e re E79, e cila po ndërtohet aty, të mund të forcohet dhe interesi ndaj fshatit dhe ai të bëhet një vend më i bukur për të jetuar.

“Fshati ynë është shumë i gjallë. Në mbrëmje në barbecue është plotë me njerëz, kurse uji i çezmës është shumë i mirë dhe rrjedh gjatë gjithë vitit, “thotë Xha Ivani dhe shton se iniciativat rreth përmirësimit të fshatit Tipçenica do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Mes kureshtjeve në fshat është kisha vendase, e ndërtuar gjatë vitit 1830, ku dikur është gjendur shkolla e vjetër fetare. Ikonat dyqindvjeçare prej druri janë shumë mirë të ruajtura, në sajë të një prifti nga një fshat fqinjë i cili i ka ruajtur, derisa kisha është shkatërruar.  

Shkolla e dikurshme e bashkisë është rikonstruktuar në një hotel komod me restorant dhe një kantinë personale me verë të bardha e të kuqe nga varietetet vendase. 

Përpiloi: Vesella Krësteva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në dyqanin bullgar në lagjen Schaerbeek të Brukselit

Në lagjen  Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica , kos , djathë , sallame , bozë , banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari,..

botuar më 25-08-05 7.10.PD

Manastiri i Rilës pret 200 pelegrinë që ndjekin rrugën “Mrekullibërësi i Rilës”

Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...

botuar më 25-08-05 5.25.PD
Shkaba egjiptiane

Një shkabë egjiptiane është helmuar pranë Krumovgradit

Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...

botuar më 25-08-04 6.48.MD