Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e tretë për të formuar qeveri “BSP për Bullgarinë”. Ai theksoi disa arsye për të zgjedhur të majtën. “Para së gjithash, BSP është partia që respekton vlera si liria, solidariteti, drejtësia”, tha kreu i shtetit. Përveç kësaj, e majta shfaqi se është e hapur për dialogun në përpjekjet e deritanishme për të formuar një kabinet. Sipas tij, mjegullimi i përgjegjësisë politike me formula për ekspertë ose formula të tjera të ngjashme nuk do t’i zgjidhë problemet. Nga ana e saj, udhëheqësja e “BSP për Bullgarinë” Kornelija Ninova deklaroi se koalicioni do të bëjë çdo përpjekje për të formuar një kabinet të rregullt.
Të premten e ardhshme e majta duhet t’i paraqesë presidentit kandidatin e saj për kryeministër.
Më vonë, qendra e shtypit e socialistëve njoftoi se liderja e BSP-së Kornelija Ninova ka dërguar ftesa për bisedime për formimin e qeverisë të ashtuquajturave “parti të ndryshimit”.Të ftuarit e parë janë “Ngrihu. BG! Ne po vijmë! ”, me të cilët Ninova do të takohet më 29 gusht.Një takim i mundshëm me "Bullgarinë Demokratike" duhet të mbahet më 31 gusht, ndërsa "Ka një popull të tillë" janë të ftuar në një takim më 1 shtator.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..