Qiproja ka kthyer 88 refugjatë sirianë në Liban
Qiproja nuk lejoi në territorin e vet 88 refugjatët sirian, duke bllokuar dy varkat e tyre në det dhe pas afro 24 orëve i ktheu mbrapsht në pikënisjen e tyre - Liban. Emigrantët janë kthyer me një anije private të marrë nga qeveria e Qipros, e cila u largua nën një eskortë policor dhe me punonjës të policisë, infermiere dhe përfaqësues të zyrave të ndryshme qipriotë në bord. Operacioni është zhvilluar në kuadrin e marrëveshjes midis Qipros dhe Libanit për riatdhesimin e emigrantëve ilegal, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Qipro - Branisllava Bobanac.
Për shkak të praktikës së vet të shtyjë varkat e refugjatëve në det dhe të mos ofrojë të drejtën për strehim, Nikozia është e kritikuar nga Komisariati i Lartë për Refugjatët të OKB-së, Këshilli i Evropës, dhe organizatat për të drejtat e njeriut. Por, sipas qeverisë vendi nuk ka kapacitet të pranojë më shumë emigrantë ilegal, për shkak të së cilës gjatë muajit maj u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Janez Jansa: Bashkimi Evropian nuk do të hapë korridore të migrimit për Afganistanin
Kryeministri slloven Janez Jansa deklaroi i cituar nga agjencia BGNES se Bashkimi Evropian nuk do të hapë asnjë lloj korridoresh humanitare ose të migracionit për Afganistanin dhe nuk do të lejojë përsëritjen e krizës së emigrantëve gjatë vitit 2015. “Do t’u ndihmojmë vetëm personave, të cilët na ndihmuan gjatë kohës së misionit të NATO-s dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, shkroi në Twitter kryeministri i Sllovenisë, e cila që nga muaji korrik mori përsipër Presidencën 6 mujore të Bashkimit Evropian.
Në një postim tjetër Jansa deklaroi se, nëse gratë mund të organizohen dhe të luftojnë me talebanët në disa pjesë të Afganistanit, këtë duhet të mund ta bëjnë dhe burrat. “Nuk është një detyrë e Bashkimit Evropian ose Sllovenisë të ndihmojnë dhe tu paguajnë të gjithëve në planet, të cilët ikin, në vend që të luftojnë për atdheun e vet” ve në dukje Jansa.
Erdogan dhe Mitsotakis: T’u ndihmojmë vendeve fqinje të Afganistanit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shqyrtuan zhvillimin e ngjarjeve në Afganistan. Në bazë të informacionit të botimit grek Kathimerini, tema i bisedimeve ka prekur fluksin e migracionit në sfondin e sfidës me të cilën përballen të dyja palët. Të dy liderët kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e një përkrahjeje të vendeve fqinje të Afganistanit, kështu që refugjatët afganë “të mbeten mundësisht më afër shtëpive të vet”, transmetoi agjencia “Fokus”.
Rumania po përgatitet për mijëra të infektuar me COVID-19 për ditë
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Koordinimit të Vaksinimit kundra Covid-19 Valeriu Georgica njoftoi, i cituar nga Radioja Publike Rumune se, në Rumani po ngrihet vala e katërt e pandemisë së koronavirusit dhe në një kohë sa më të afërt varianti Delta do të bëhet dominues. Sipas ministres së shëndetësisë Joana Mihajlla, shkalla e valës do të varet nga përqindja e të vaksinuarve. Ajo tha se, maskat prej tekstili do të ndalohen në shkolla, nxënësit dhe studentët do të duhet të përdorin vetëm maska mjekësore. Ditën e enjte në vend u regjistruan 953 raste të reja me mbi 35 000 teste gjatë 24 orëve. Kanë vdekur 17 veta me Covid-19. Sipas autoriteteve aty nga fundi i muajit të infektuarit do të jenë me mijëra për ditë.
Në Greqi do të dërgojnë mjekët e pa vaksinuar në një leje pa pagesë
Greqia po forcon masat kundra atyre të cilët nuk janë vaksinuar, njoftoi ministri grek i shëndetësisë Vasilis Kikilias. Nga data 1 shtator bëhet i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë mjekëve në spitale dhe në azilet. Njerëzit e pa vaksinuar nuk do të lejohet të punojnë deri në fund të pandemisë. Mjekët në praktikë private dhe farmacistët po kështu duhet të jenë të imunizuar. Atyre të cilët nuk janë të vaksinuar do t’u nevojitet të dalin në një pushim të papaguar.
Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor në Greqi parashtroi një kërkesë në Gjykatën Supreme për anulimin e vaksinimit të detyrueshëm. Specialistët paralajmërojnë për bllokimin e sektorit spitalor gjatë largimit të mijëra punonjësve shëndetësorë.
Një rekord dembelësh në Malin e Zi me një çmim prej 300 eurosh
Në Malin e Zi u zhvillua një Olimpiadë Dembelësh me pjesëmarrjen e tetë malazezve. Ajo e cila e fitoi çmimin “qytetare më dembele e Malit të Zi” Dubravka Aksic vendosi një rekord të ri përtacie me një shtrirje për 117 orë dhe fitoi çmimin nga 300 euro, transmetoi botimi malazez “Dnevnik”. Sipas rregullave të garës tepër të veçantë për Evropën, pjesëmarrësit kanë të drejtë të flenë, të hanë dhe të pinë, të lexojnë libra dhe të përdorin telefonat e tyre, por pa u ngritur. Rekordi i mëparshëm për një shtrirje më të gjatë ka qenë 52 orë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Kathimerini Cyprus, EPA/BGNES, arkiv, Radio i Televizija Crne GoreMë 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..