Gjatë natës reshjet në shumicën e zonave do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të kufizohen përkohësisht.
Nesër do të ketë vranësira të ndryshueshme në të gjithë vendin, rreth dhe pas dite vranësia do të shoqërohet me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima në shumicën e zonave të maleve Rilla dhe Rodopet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 26 deri në 31 gradë.
Në bregdet do të ketë vranësi të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje afatshkurtra. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26-28 gradë, të ujit detar 25-26 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi malet rreth dhe pasdite do të përhapet vranësi të shoqëruar me reshje të shkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe e butë juglindore, në majat më të larta jugperëndimore. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë përafërsisht 22 gradë, ndërsa në 2000 metra – afro 15 gradë.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..