Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Vërshec është mikpritës i “Marshimit të shëndetit” i cili është i treti për këtë verë

Foto: Facebook / @CityHallVarshets

Për herë të tretë gjatë kësaj vere më 28 dhe 29 gusht, në qytetin Vërshec do të zhvillohet “Marshim drejt shëndetit". Lëvizja është mënyra më e natyrshme të komunikojmë, kurse qëndrimi në një vend kthehet në një problem global zgjidhja e të cilit varet krejtësisht prej nesh” - në këtë është kategorike Katerina Vëllçeva, kineziolog dhe sekretare e vatrës popullore të kulturës “Izgrev-2019” në fshatin Gorna Bella Reçka, bashkia e qytetit Vërshec. Ajo bashkë me anesteziologun doktor Illko Asenov krijojnë platformën “Modus Vivendi”, qëllimi i së cilës është që të ndihmojë njerëzit të kthehen drejt vetes së vet, të kuptojnë dhe të marrin përgjegjësinë e vet ndaj trupave të tyre dhe për shëndetin e tyre personal fizik.

“Afro 2 vjet bisedojmë në një rreth thjesht miqësor për sëmundjet dhe shkaqet e tyre - një temë shumë e rëndësishme për mua, dhe doktori Asenov si një anesteziolog ka një përvojë jashtëzakonisht të madhe në punën me shëndetin e njeriut -tregon Katerina Vëllçeva. Ai më tregoi një histori jashtëzakonisht të bukur për pediatrin e tij dhe se çfarë ka qenë mjeku si një ideal në të kaluarën. Folëm dhe për faktin sesi ne, njerëzit, e humbasim kontaktin me trupin tonë dhe me mjekët tanë dhe sesa e nevojshme është ta ndërtojmë përsëri këtë lidhje. Atëherë bashkëshortja e tij Mariana Asenova na ftoi të flasim me njerëzit për këtë dhe disi aty lindi ky “fëmijë”, i quajtur “Modus Vivendi”, që ka për qellim ti kthejë njerëzit drejt vetes së vet.”

Qyteti Vërshec është një element shumë i rëndësishëm në këtë rikujtim të “mënyrës së jetesës” nga e kaluara, kurse i gjithë itinerari i “Marshimit të shëndetit” tregon  historinë e lavdishme  të vendpushimit balneologjik. Çdo gjë do të fillojë sipas traditës  në orën 9.30 nga monumenti i doktorit Damjan Ivanov, i cili i pari i vlerëson dhuntitë e qytetit të shëndetit Vërshec. Pas kësaj kalon përmes “Parkut të pishave” që të vazhdojë deri në “Ivançova Poljana” ku gjatë gjithë kohës pjesëmarrësit do të kenë mundësi në lëvizje të dëgjojnë leksionin e Katerina Vëllçevës dhe të doktorit Illko Asenov.

Monumenti i doktorit Damjan Ivanov në Vërshec

“Vërshec është vendpushimi i parë balneologjik në Bullgari. Balneologu i parë – doktor Damjan Ivanov, përfundon mjekësi në Grac, pas së cilës kthehet në atdhe dhe bëhet mjeku i parë me një kohë të plotë pune në krahinë - tregon doktori Illko Asenov. Atëherë, nga një fshat, Vërshec  kthehet në një vendpushim modern evropian dhe pikërisht doktori Damjan Ivanov ka qenë vizionari i cili ka bërë banjën dhe ka kaptuar burimet. Ka ndërtuar dhe një zonë sanitare-mbrojtëse rreth tyre, ku ka gërshetuar ndikimin shërues të ujit mineral me shëtitje në hapësirë. Ai është dhe iniciator i ndërtimit të “Kopshtit Diellor” rreth banjës së vendpushimit, një nga kureshtjet më tërheqëse të qytetit. Ai është në një afërsi të drejtpërdrejtë me parkun e pishave, i cili me sipërfaqen e vet prej 800 dynymëve është parku i dytë për nga madhësia i mbjellë artificialisht në Bullgari pas Kopshtit të Borisit në Sofje. Duam ta vëmë aksentin mbi këtë , të cilën e ka bërë doktori Ivanov që të mund t’i njohim njerëzit me fytyrën tjetër të ndryshme të qytetit Vërshec” - tregon doktori Illko Asenov.

Përveç kureshtjeve natyrore, pushimorja është e njohur shumë mirë dhe me ujin e vet mineral, i cili është tepër unikal me veçoritë e veta shëruese. Ai mund të përdoret si nga jashtë, kështu dhe të pihet, sqaron doktori Asenov:

“Meqenëse është mjaft afër përbërjes me plazmën e gjakut, ka njëfarë radioaktiviteti, në kufijtë e normës. Ky është i ashtuquajturi radioaktivitet i favorshëm, i cili e ndihmon organizmin të pastrohet përmes lëkurës, dhe përmes traktit tretës, nga të gjitha toksinat dhe lëndët e dëmshme, të cilat dikur i kemi pranuar në ndonjë mënyrë. Ka vetinë pak ta ngrohë trupin, ndihmon dhe gjatë sëmundjeve të sistemit periferik nervor, të sistemit të muskujve, të veshkave dhe funksionit urinar të organizmit, të traktit tretës, si dhe të sistemit të zemrës dhe të enëve të gjakut.”


Iniciativa “Marshimi i shëndetit” e platformës “Modus Vivendi” është e drejtuar ndaj njerëzve nga të gjitha grupet e moshës. “Ne duhet të jemi përgjegjës ndaj trupit tonë, nëse duam dhe ai të na shërbejë në mënyrë besnike” - thotë si përfundim Katerina Vëllçeva.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR Vidin, Bashkia Vërshec, bulgariatravel.org, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD