Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i dorëzoi Greqisë bullgarë që kanë marrë pjesë në transferimin e mbi 350 emigrantëve

Foto: europol.europa.eu

Në kuadër të bashkëpunimit evropian policia bullgare arrestoi dhe i dorëzoi Greqisë dy bullgarë të kërkuar - një baba dhe një djalë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim emigrantësh. Akuza e ngritur ndaj tyre nga pala greke është organizimi i trafikimit të emigrantëve nga kufiri me Turqinë në Selanik për 2500 euro për një person.

Hetimi vërtetoi se janë bërë të paktën 56 transferime të më shumë se 350 emigrantëve. Fitimi për trafikantët është midis 700 mijë dhe një milion euro. Operacioni për të thyer kanalin u drejtua nga Europol me pjesëmarrjen e policisë në Greqi, Bullgari dhe Hungari. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Greqi Katja Peeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD