Sot fillon edicioni i 37 - të i Festave të Arteve Apolonia. Tradicionalisht, programi përfshin koncerte me muzikë klasike, si dhe shfaqje me muzikantë pop, rock dhe xhaz. Festivali paraqet disa ekspozita, libra të rinj bullgarë, shfaqje teatrore dhe projektim të filmave të rinj bullgarë. Do të ketë gjithashtu klasa master – të primës së operës Aleksandrina Pendaçanska, këngëtarit të xhazit Vasill Petrov dhe shkrimtarit Georgi Gospodinov. Festat do të hapen me një koncert të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov. Në vitin 2021 formacioni feston 60 vjetorin e tij.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..