Izolimi social, në të cilin jetojmë prej një viti e gjysmë për shkak të pandemisë nga Covid-19, provokoi shumë njerëz të rimendojnë prioritetet e veta në një plan profesional, kurse disa prej tyre të ndjekin ëndrrat e tyre të vjetra. Një shembull në këtë drejtim është historia e Ilijana Benovës-Beni, e cila largohet nga vendi i saj i sigurt i punës si redaktore në një shtëpi botuese, që të mund të krijojë ....shtëpi të vet botuese.
“Ky hap, sikurse më frymëzoi të mendoj në një shkallë më të madhe, më me perspektivë shënon Ilijana në një intervistë për Radio Bullgarinë. Pandemia me të vërtetë shkaktoi krizë në botimin e librave, si dhe në një pjesë të madhe nga bizneset e tjerë. Por, në të njëjtën kohë ajo frymëzoi disa botues për të modernizuar sajtet e veta dhe për më tepër – i frymëzoi lexuesit të kthehen drejt librit. Ai doli një nga kënaqësitë më të mëdha, të cilat t’ia dhurosh vetes në shtëpi, kur nuk ke mundësi të dalësh ose të udhëtosh.”

Gjithmonë ekziston një rrezik prej një dështimi kur punoni për veten tuaj, por në asnjë moment, nuk duhet të humbasësh besimin në aftësitë e veta. Pikërisht kjo, por po kështu dhe përvoja e grumbulluar në disa shtëpi botimi e frymëzon Benin, siç e quajnë të gjithë të afërmit e saj dhe miqtë ,” të hidhet në thellësi”, me të gjithë përgjegjësinë për çdo një etapë nga botimi i librit. Por cili është ai element, që e dallon botimin e ri nga të gjitha të tjerat?
“Për ne gjëja më e rëndësishme është lexuesi i kënaqur, të cilit mund personalisht t’i kushtojmë vëmendje dhe i cili do të vazhdojë të interesohet prej librave tanë - është kategorike Ilijana. Mundohemi që të mos kemi të meta në punën tonë, madje dhe në detajet më të vogla, sepse pikërisht ato janë me rëndësi. Çdonjëri ka dëshirë që të pronësojë libër i cili është me një cilësi të mirë të tekstit dhe të poligrafisë, si dhe të ndihet i afërt me botuesit e tij”.
Prania e librave gjithnjë e më të njohur audio dhe elektronik në ditët e përditshme të lexuesve nuk e shqetëson Ilijanën. Diçka më tepër - vetë ajo i shfrytëzon ato, por nuk harron dhe vëllimet në letër.
“Dua të besoj se format e ndryshme të leximit nuk janë konkurrente njëra me tjetrën, por më tepër ndihmojnë njëra-tjetrën. Libri ynë i parë- “Mbytësit” nga shkrimtarja amerikane Jennifer McMahon tani për tani është vetëm në një variant të shtypur, por do të paraqitet dhe në një variant elektronik. Me rëndësi është që të lexohet, por në çfarë formati - kjo është vet zgjedhja e çdo një lexuesi të veçantë”.

Shtëpia botuese tanimë është gati me planin e vet për punë deri në vjeshtën e vitit 2022. Ajo parashikon botimin e autorëve kryesisht në gjuhën angleze. Iljana nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të nisin të merren dhe me tituj kureshtar nga letërsia për fëmijë, dhe pse jo nga letërsia bullgare. Por, tani për tani po ndjekin qëllimin tepër ambicioz tu ofrojnë lexuesve të vet midis 6 dhe 10 libra të rinj në vit. Mendon se kjo është krejtësisht e realizueshme, pavarësisht se kërkon një përkushtim të madh dhe një përqendrim nga ana e saj.
“Shoku im më jep një përkrahje morale, por mbështetemi tek një ekip serioz prej bashkëpunëtorëve të jashtëm, me të cilët po punojmë që nga vet fillimi. Mes tyre kemi përkthyes, redaktorë, stilistë, e të tjerë” - tregon akoma Beni, e lumtur se ka realizuar ëndrrën e saj, të cilën deri vjet e ka konsideruar si të paarritshme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Ilijana Benova, AMG Publishing, jennifer-mcmahon.comFertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..