Lindja di shumë mirë sesi të ruajë traditat e veta, të dallohet dhe të karakterizohet me to. Një nga më misteriozët dhe të paarritshëm për ne evropianët, paraqitet teatri i kukullave të ujit. Shfaqja e parë në ujë daton që nga viti 1121 në Vietnam dhe në të ka marrë pjesë vet perandori. Si skenë ka shërbyer një fushë orizi e përmbytur në deltën e lumit të Kuq, vendi i vetëm ku dhe sot mund të shikoni histori, të treguara nga kukullat e ujit. Sekretet e punimit të tyre, materialit dhe mënyrës së drejtimit prej aktorëve, ruhen me zell nga vendasit dhe vetëm këmbëngulja e madhe personale dhe njohuritë profesionale mund t’ju zbulojnë veçoritë e këtij lloji të artit, të njohur për një trashëgimi botërore kulturore nga UNESKO-ja.
Dy bullgarë po e tregojnë këtë këmbëngulje tanimë për dekadë të dytë - mjeshtri i kukullave docent doktor Mirosllav Cvetanov dhe regjisorja Roza Nikollova, themelues të Teatrit të Vogël të Kukullave “Sllon” dhe themeluesit e teatrit të kukullave të ujit për Evropën. Provat fillestare, për shfaqje të ngjashme në tokën bullgare, docenti Cvetanov i bën gjatë vitit 2009. 5 vjet më vonë është fakt dhe spektakli i parë i ujit në Evropë - “Zogu i parajsës”.
Për skenë është zgjedhur liqeni i mbyllur në parkun zoologjik në kryeqytet, janë punuar me dorë 18 kukulla dhe është krijuar një simfoni e posaçme, e cila të plotësojë historinë e heshtur biblike. Gjatë viteve të tjera Teatri i Vogël i Kukullave “Sllon” krijon akoma tri spektakle të tjera për ujë, por që të gjithë ata janë të prezantuar në sipërfaqe të hapura të ujit, për shkak të veçorive të “skenës” që ata kanë nevojë. Ëndrra e Mirosllavit dhe të Rozës ka qenë të prezantojnë këtë art në një sallë të mbyllur, tradicionale teatrale dhe t’i japin artit një ndjenjë dhome. Diçka të cilën asnjë nuk e ka bërë deri në këtë moment. Në fund të muajit korrik sivjet, në teatrin “Atelie 313” në Sofje, ëndrra realizohet me emrin “Gjenomi i bukur i ujit”. Spektakli tregon historinë më të rëndësishme - për krijimin, për kuptimin e botës. “Tregon pa fjalë, për kohën nga krijimi deri në epokën e re dhe lindjen e Krishtit” - tregon regjisorja Roza Nikollova. Për shkak të veçorive të gjinisë, publiku ka qenë i vendosur në skenë, kurse sipërfaqja tjetër në sallë ka qenë e mbuluar me më shumë se 20 tonë ujë dhe e kthyer në skenë.
“Meqenëse vite të gjata, duke bërë spektakle uji dhe duke arritur të integrojmë një art të lasht lindor, që nuk mund të kalonte kurrë kufijtë e atdheut të tij, dëshira jonë kësaj radhe është që në Evropë e pikërisht në Bullgari të paraqitet vendi, ku spektaklet e ujit të kenë shtëpinë e vet. Por që rastisë kjo kërkohen përpjekje të shumta. Me “Gjenomin e bukur të ujit” për herë të parë treguam se një shfaqje e ngjashme mund të luhet në një skenë të mbyllur, diçka, të cilën asnjë nuk e priste që të rastisë”- tha për Radion Kombëtare Bullgare docenti, doktor Mirosllav Cvetanov.
Tani qëllimi i madh i Teatrit të Vogël të Kukullave “Sllon” është që shfaqjet e ujit të kukullave të bëhen një dukuri e përhershme në programin kulturor të vendit tonë, por dhe në Evropë. Të mund të luhen në çdo një sezon dhe në skena të ndryshme - dhe të hapura dhe të mbyllura. Shfaqja “Gjenomi i bukur i ujit” do të vizitojë një pjesë nga skenat në Evropë dhe do të kthehet në Bullgari gjatë vjeshtës. Kurse docenti, doktor Mirosllav Cvetanov është kategorik se për punën e tij 34 vjeçare në fushën e teatrit eksperimental, kjo gjini ekzotike aziatike ofron përveç prezantimit atraktiv përmes ujit, një nivel serioz artistik të krijimeve, mesazheve dhe historive të cilat i tregon.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Teatri i Vogël i Kukullave “Sllon”
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..