"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.
Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.
Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:
Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.
Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Nërubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare ju prezantojmë këngën nga krahina folklorike e malit Rodopa “U shtri e sëmurë Rufinka”. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Më thuaj që është ëndërr” nga ALMA. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:46 - Lajme 11:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni veprën më të re nga "Mary Boys Band" të titulluar “Djali im”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 14:30- Kënga e ditës..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Nërubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare ju prezantojmë këngën nga..