"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.
Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.
Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:
Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.
Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!
17 vjet Pavarësi e Kosovës! Urime Kosovë! Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 shkurt 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Fajtori" në..
Përshëndetje, të nderuar miq! Në programin tonë të sotëm do t’ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju tregojmë për pasurinë e shpendëve në Bullgari. Pas kësaj do t’ju zhytim në botën e librave për fëmijë të..
Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Në materialin e parë do t’ju flasim për Milena Selimin, e cila përktheu romanin “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov dhe fitoi çmimin..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, do t’ju prezantojmë Cvetana Paskalevën – fytyrën më..