Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa maska për fëmijët në kopshte

Foto: BGNES

Fëmijët nuk do të mbajnë maska ​​mbrojtëse në kopshte. Kjo thuhet në Udhëzimet për trajnimin dhe veprimin në rast të një situate emergjente epidemike në kopshte, botuar nga Ministria e Arsimit. Mësuesit dhe punonjësit e tjerë jashtë personelit pedagogjik duhet të mbajnë maska ​​në zonat e zakonshme të brendshme të ndërtesës dhe kur punojnë me më shumë se një grup.

Në autobusët shkollorë, maskat janë të detyrueshme për të rriturit, ndërsa mbajtja e maskave nga fëmijët varet nga vendimi i prindërve.

Në rast se një rajon i vendit gjendet në zonën me ngjyrë të kuqe të errët me mbi 500 të sëmurë për 100 veta, mund të punojnë vetëm kopshtet e fëmijëve me personel të vaksinuar 100%, ose që tashmë e ka kaluar sëmundjen. Kopshtet do të mund të vizitohen vetëm nga fëmijët me prindër që u përgjigjen kërkesave të njëjta. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Nikollova

Shkatërruan një kanal për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm nga Turqia deri në Serbi

Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..

botuar më 25-11-06 3.08.MD

Rifillon ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..

botuar më 25-11-06 2.53.MD

Një anije misterioze ruse lundroi deri në bregdetin bullgar

Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...

botuar më 25-11-06 9.48.PD