Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu “Hipokrat” paraqes hapat e parë të farmacisë moderne në Bullgari

Foto: arkiv

Koleksioni i cili na transferon në kohën nga fundi i Perandorisë Osmane dhe dekadat e para të Bullgarisë së sapo çliruar (fundi i shekullit XIX), është  vepër e një grup farmacistësh nga Plovdivi. Ata e shëtitën Bullgarinë Jugore për të mbledhur eksponate autentike dhe për të rikrijuar frymën e një nga farmacitë e para në Plovdiv.

“Një fakt kureshtar nga kjo periudhë është se një rregullore speciale caktonte çmimin e ilaçeve në Rumelinë Lindore. Farmacisti nuk mund të zbriste apo të kalonte kufirin. Gjoba u vendos për çdo shkelje madje edhe farmacia u mbyll. Por shumica e njerëzve përveç se ishin tepër rigoroz në përgatitjen e ilaçeve, kishin edhe moral të lartë. Kështu që farmacia nuk ishte tregti” – thekson ciceronia Tanja Jordanova nga Instituti Bashkiak “Plovdivi i Vjetër”.

Çfarë ishte atmosfera në një nga farmacitë e para në qytetin Plovdiv, sesi fituan njohuritë farmacistët dhe cilat janë ekspozitat më të vlefshme të këtij muzeu unik mund të lexoni në botimin “Farmacia e lashtë e doktorit Antoniadi në qytetin Plovdiv” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hebrenjtë në Bullgari dhe në mbarë botën festojnë Vitin e Ri

Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..

botuar më 25-09-23 11.28.PD

Himni i Pavarësisë për herë të parë u dëgjua në Burgas

Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..

botuar më 25-09-22 6.05.PD

Festa e Balonave mbi Bellogradçik do të zgjasë një muaj të tërë

Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..

botuar më 25-09-19 6.05.PD