Autoritetet shëndetësore kanë prezantuar një numër masash antiepidemike në të gjithë vendin që nga 7 shtatori për një periudhë prej dy muajve. Sipas ministrit të shëndetësisë doktori Stojço Kacarov kufizimet vendosen për shkak të përqindjes së ulët të të vaksinuarve kundra Covid-19 tek ne (rreth 16% nga popullsia). Ai nënvizoi se, në qoftë se situata keqësohet, do të vendosen masa shumë më të rrepta, që të parandalohet mbingarkesa e sistemit shëndetësor.
Restorantet do të punojnë nga ora 7.00 deri më 22.00. Publiku nëpër teatro, në sallat e koncerteve dhe kinematë do të zënë deri më 50% nga vendet. Garat sportive në të mbyllur do të zhvillohen pa publikë, kurse në të hapur me një pjesëmarrje deri më 30%. Me një kapacitet të tillë do të punojnë dhe palestrat. Festat familjare do të reduktohen deri më 30 veta në të mbyllur, ndalohen klubet e fëmijëve, mbledhjet e ekipeve të punës, festivalet dhe tubimet, sportet kolektive në të mbyllur, rekomandohet puna në distancë aty ku është e mundur - këtë e parashikojnë disa nga masat.
“Nuk ka vend për panik dhe për shpërndarjen e frikës”, komenton doktori Stojço Kacarov. Sipas fjalëve të tij, situata është serioze, por nuk ka dalë jashtë kontrollit. Por, mjaft shqetësues është numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi (54 veta gjatë 24 orëve të fundit). “85% nga të vdekurit janë njerëz në moshë mbi 65 vjeç”, saktësoi ministri dhe u drejtoi apel njerëzve të moshuar që të vaksinohen. Viti shkollor do të fillojë me pranim, por në një moment të caktuar mund të nevojitet “një pushim gripi”, tha akoma doktori Stojço Kacarov.
Tek ne pothuajse krejtësisht dominon varianti Delta i koronavirusit dhe vetëm 2% nga mostrat e ekzaminuara kanë treguar praninë e variantit britanik, njoftoi profesoresha Iva Hristova, drejtoresh e Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Një person në këtë moment infekton midis 6 dhe 8 veta, sqaroi ajo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..