Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politologu Dimitër Avramov para Radios Kombëtare Bullgare

Në Bullgari nuk ka krizë politike, por të kuadrove të partive

Dimitër Avramov
Foto: BNR

Një parlament i dytë bullgar nuk do të arrijë të zgjedhë një qeveri legjitime dhe për një vit vendi do të qëndrojë herën e tretë para zgjedhjeve parlamentare. Kjo amulli në një rrugë pa dalje provokoi përfundimin e shumë analistëve se vendi është në një krizë të thellë politike. Një qëndrim i kundërt shprehu në një intervistë për BNR politologu Dimitër Avramov. Sipas tij në sistemin partiak bullgar mungon besimi dhe “ai duket sikur është i goditur nga një virus i rëndë”:

Problemi më i madh i sistemit partiak bullgar janë kuadrot gjë që shkakton kriza të vazhdueshme në të. Shumë njerëz mendojnë se ka një krizë politike në Bullgari. Jo, në Bullgari nuk ka krizë politike! Institucionet janë të qëndrueshme dhe shoqëria ndjek rendin e ditës. Bashkimi Evropian, një pjesë prej të cilit jemi, ka një tendencë pozitive të zhvillimit, vetëm sistemi partiak bullgar prodhon mungesë zgjidhjesh, skandale të vazhdueshme dhe lajme të këqija.”

Sipas analistit konkluzioni i thjeshtë është, se shoqëria në një ose dy vitet e ardhshme duhet të formojë parti të reja, megjithatë kjo çështje të ndërlikuar nuk duhet trajtuar në mënyrë shkatërruese. “Por me këto parti, të cilat nuk janë në gjendje të ngjallin besim ndaj vetes dhe ndaj njeri-tjetrit nuk mund të ketë konsensus politike”, shtoi Avramov. Ai theksoi se dy nga forcat më të mëdha politike në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor (GERB dhe “Ka një popull të tillë”- ITN) punojnë në mënyrë shkatërruese që nga dita e parë e këtij parlamenti:

“Të dy formacionet më të mëdha parlamentare kanë shumicë në parlament, domethënë supozohet, se të paktën njëra prej tyre duhet të veprojë në mënyrë konstruktive, në mënyrë që matematika zgjedhore të realizojë zhvillim. GERB thotë “jo” për gjithçka dhe vepron në mënyrë shkatërruese, ndërsa ITN thotë: “Do të bëni atë që duam, përndryshe nuk ka konsensus”. Mirëpo në këtë mënyrë nuk mund të arrihet asnjë pajtim. Nuk është e mundur që të gjithë të tjerët të bashkohen për të arritur pajtim. Kjo gjithmonë ndodh me forcën e parë ose të dytë politike. Të tilla janë shembujt nga historia botërore parlamentare, ne nuk do të shpikim precedentë.”

E vërteta është se shoqëria bullgare zgjodhi një parlament të fragmentuar në të cilin vështirë mund të formohet një shumicë. Kjo është arsyeja pse Dimitër Avramov mendon, se janë të domosdoshme parti të reja politike, ose – nëse kjo nuk është e mundur – udhëheqje të reja politike në kuadrin e partive të tanishme. Dhe u bëri thirrje liderëve të tanishëm të japin dorëheqje.

Megjithatë rrjedha e lojës politike tregon, se deri në zgjedhjet e ardhshme të cilat ka të ngjarë të jenë në nëntor, nuk ka kohë për të krijuar një lojtar të ri politik për të zgjidhur problemin me fragmentimin. Prandaj në plan të parë del pyetja çfarë mund t’i bëjë që partitë e tanishme me udhëheqësit e tyre aktualë në parlamentin e ardhshëm detyrimisht të merren vesh për formimin e një qeverie të rregullt. Sipas Avramovit ka dy mënyra për të arritur këtë:

“E para është presioni shumë i fortë shoqëror. Dhe në se deri tashti në Bullgari bëheshin protesta për rrëzimin e qeverive, nuk do të habitem në se para parlamentit të ardhshëm do të ketë protesta për të formuar një qeveri. Dhe e dyta – nëse BE do të konsiderojë, se kriza me kuadrot në sistemin partiak bullgar çon në një krizë institucionale e cila është e rrezikshme për Bullgarinë, është shumë e mundur që partitë bullgare t’i nënshtrohen presionit ndërkombëtar për të formuar të paktën një qeveri të përkohshme me mandat të kufizuar në kuadrin e Legjislaturës së ardhshme të Kuvendit Popullor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD