Ministria e Drejtësisë ka marrë një sinjal për kërcënim me vrasje ndaj Kryetares së Kuvendit Popullor Iva Miteva. Këtë e njoftuan para gazetarëve kryetari i grupit parlamentar i “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov dhe Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!”. Sipas tyre, kjo ndodhi pasi Miteva njoftoi këtë mëngjes se ndryshimet ligjore që prekin Dikasterin e Sigurisë Kombëtare u miratua në leximin e parë. Ndryshimet e propozuara nga Iva Miteva zvogëlojnë numrin e personave që dikasteri është i detyruar të ruajë.
Ministria e Drejtësisë mohoi informacionin se kërcënimi është marrë sot. Sipas shërbimit për shtyp të ministrisë, e -maili me kërcënimin u mor pak pas orës 21.00 ditën e enjte, më 2 shtator. Autoritetet kompetente iu referuan.
Bullgaria i bën thirrje Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë provokimet ndaj fqinjëve të saj dhe agresionin kundër Ukrainës, si dhe të respektojë rreptësishtë të drejtën ndërkombëtare dhe Statusin e Kombeve të Bashkuara. Këtë e deklaroi ministri..
Bullgaria e konsideron Shtetin e Izraelit si një partner strategjik kyç, dhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera mund të japin një shtysë të fortë në sektorët e tregtisë, inovacionit, arsimit, bujqësisë dhe turizmit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..